Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Hapat për parandalimin e sëmundjeve të zemrës rekomandohen të ndërmerren që në moshën 20 vjeçe

Sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës

Ekspertët po paralajmërojnë se kujdesi për zemrën duhet të fillojë shumë më herët nga sa mendohej më parë.

Sipas rekomandimeve të reja të American Heart Association, personat qysh nga mosha 20 deri në 40 vjeç duhet të marrin masa për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru, ka raportuar WTOP News.

Kardiologia Estelle Jean ka theksuar se parandalimi nuk duhet të shtyhet për më vonë.

“Parandalimi i sëmundjeve të zemrës nuk është më diçka që e fillojmë në moshë të madhe. Mund të ndiheni plotësisht të shëndetshëm në të 20-at apo 30-at, por megjithatë të zhvilloni faktorë rreziku”.

Ajo rekomandon që të rinjtë të njohin disa tregues të rëndeshim të shëndetit:

Edhe Sa ushtrime në javë ju duhen për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut Lifestyle Sa ushtrime në javë ju duhen për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut

-tensionin e gjakut

-nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak

-nivelin e sheqerit në gjak

Sipas saj, një në dy të rritur mbi moshën 20 vjeçe ka tension të lartë. Vlerat normale konsiderohen nën 120/80, ndërsa sipas udhëzimeve të reja, tensioni i lartë fillon mbi 130/80.

Një tjetër rekomandim i rëndësishëm është testi për “lipoprotein(a)”, një lloj yndyre e dëmshme që trashëgohet.

“Ky nivel mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë jetës, prandaj këshillohet që çdo person ta kontrollojë të paktën një herë”, ka shpjeguar ajo.

Stili i jetesës luan rol vendimtar.

Edhe Tri zakone të shëndetshme në moshën e mesme mund ta vonojnë demencën deri në 13 vjet Lifestyle Tri zakone të shëndetshme në moshën e mesme mund ta vonojnë demencën deri në 13 vjet

Ushqimi i dobët në moshë të re mund të çojë në tension dhe nivel të lartë të yndyrës së dëmshme në gjak. Për këtë arsye, mjekët sugjerojnë:

-konsum të rregullt të frutave dhe perimeve të freskëta

-shmangie të yndyrave të ngopura

-ta shihni ushqimin si “ilaç” për trupin

Po ashtu, aktiviteti fizik është thelbësor. Rekomandohet:

-të paktën 2 orë e gjysmë aktivitet fizik në javë (p.sh. 30 minuta, 5 herë në javë)

-ushtrime force të paktën 2 herë në javë

Edhe Shëndeti i zemrës së nënës mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijës Lifestyle Shëndeti i zemrës së nënës mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijës

Në disa raste, vetëm ndryshimet në stilin e jetesës nuk mjaftojnë.

“Për disa pacientë, sidomos ata me rrezik më të lartë, po fillojmë trajtimin me medikamente më herët për të parandaluar sëmundjet”, ka thënë Jean.