Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gjumi i hershëm apo i vonshëm, cili sjell shëndetin e mirë

Foto ilustrim

Kur vjen puna tek gjumi, njerëzit përgjithësisht janë të ndarë në dy kategori: njerëzit e natës dhe njerëzit e mëngjesit.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe ka lidhje të fortë edhe me jetëgjatësinë.

Një studim shkencor mbi jetëgjatësinë dhe gjumin, shpjegon se njerëzit që flenë vonë janë 10 për qind më shumë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Njerëzit që flenë herët janë më të shëndetshëm

Sipas studimit, njerëzit që bien për të fjetur herët dhe zgjohen në të gdhirë, janë më të mbrojtur.

Edhe Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë Lifestyle Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë

Studimi tregon se të fjeturit vonë mund të shkaktojë pasoja shëndetësore në organizëm.

Studimi zgjati mbi 6 vjet mbi mënyrën dhe oraret e të fjeturit të plot 433,000 personave.

Studiuesit synonin të zbulonin një lidhje reciproke mes të fjeturit dhe rrezikut të vdekjes së parakohshme dhe sëmundjeve.

Njerëzit që flenë herët, zgjohen herët, ushqehen herët dhe mbarojnë punë herët, thanë shkencëtarët.

E kundërta vlen për njerëzit që zgjedhin orët e vona për të fjetur e për t’u zgjuar.

Këta të fundit raportohen të kenë më shumë probleme shëndetësore.

Ata janë dyfish më të rrezikuar nga çrregullimet psikologjike dhe 30 për qind më të rrezikuar nga sëmundje si diabeti.

Edhe Gabimet që s'duhet bërë për një gjumë të shëndetshëm Lifestyle Gabimet që s'duhet bërë për një gjumë të shëndetshëm

Për më tepër, njerëzit që flenë vonë janë 25 për qind më të rrezikuar nga problemet nervore, 23 për qind nga problemet me stomakun dhe 22 për qind nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Sipas studiuesve, njerëzit që rrinë zgjuar natën janë më të prirë ndaj pirjes së duhanit, ushqimeve të shpejta dhe alkoolit.

Për më tepër, ora biologjike e këtyre të fundit nuk është në përputhje me sjelljen e tyre apo mjedisin.

Sipas të dhënave, studime të mëparshme kanë konfirmuar se njerëzit që punojnë vonë janë më të rrezikuar nga vdekshmëria apo sëmundjet kardiovaskulare.

Shkencëtarët sugjerojnë që njerëzit të përshtaten gradualisht me stilin e të fjeturit herët.

Ata duhet të ruajnë orare të rregullta të gjumit.

Edhe Personat që rrinë zgjuar deri vonë mund të kenë shëndet më të dobët të zemrës Lifestyle Personat që rrinë zgjuar deri vonë mund të kenë shëndet më të dobët të zemrës

Ata që punojnë natën duhet të përqendrohen tek rregullimi i orareve të ngrënies, aktivitetit fizik dhe orëve të gjumit.

Me pak përpjekje, njerëzit mund të shmangin probleme të mëtejshme shëndetësore si pasojë e çrregullimeve të tilla./agroweb