Shkuarja në shtrat pa i pastruar me kujdes dhëmbët mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore, bëjnë të ditur ekspertët shëndetësorë.
Kur ushqehemi gjatë ditës, miliona baktere qëndrojnë në gojë, e mbetja e tyre brenda shkakton acid shkruan “Advancdes Family Dentistry”. Ky lloj acidi i baktereve shkatërron smaltin e dhëmbësve, duke çuar në prishje të dhëmbëve, kavitete dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve.
Pra, kur shkoni në shtrat pa i pastruar dhëmbët, pllakat në gojë nisin të ngurtësohen. Pasi ngurtësohen, bëhen të forta si gurë dhe të papërshkueshme nga uji. Mënyra e vetme për t'i hequr gurët nga dhëmbët është të vizitoni dentistin për një pastrim profesional të dhëmbëve.
Pos kësaj, fjetja pa i pastruar dhëmbët bën që të dëmtohen mishrat, duke iu shkaktuar infeksion. Në këtë rast, organizmi aktivizohet që t'i luftojë këto baktere, por e ka të pamundur nëse papastëria në gojë vazhdon të mbetet gjatë.
Mbajtja e një furçe pranë shtratit të gjumit është ideale, që mundëson pastrimin e shpejt të dhëmbëve ,edhe nëse jeni të lodhur dhe të përgjumur.