Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Miliona njerëz në rrezik nga “vrasësi i heshtur” pasi e përdorin gabimisht furçën e dhëmbëve

Kur skadon pasta e dhëmbëve?

Miliona njerëz që përdorin furçë elektrike dhëmbësh, po e rrezikojnë veten nga një vrasës i heshtur, pasi e përdorin gabimisht atë.

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se 41 për qind e të gjithë përdoruesve të furçës elektrike të dhëmbëve nuk arrijnë të ndërrojnë kokën e furçës rregullisht, duke e bërë atë "më pak të efektshme".

Ndërkohë që 3 për qind e një mijë të anketuarve britanikë kanë thënë se nuk e ndryshojnë fare kokën e furçës elektrike të dhëmbëve.

Rreziku vjen pasi disa studime e kanë lidhur higjienën jo të mirë orale me sëmundjen e Alzheimerit.

Dentisti Nigel Carter, që është shef ekzekutiv i Fondacionit për Shëndetin Oral, ka theksuar se furçat e prishura të dhëmbëve nuk mund t'i pastrojnë dhëmbët siç duhet.

Rreth 30 për qind e britanikëve kanë thënë se nuk mund të kujtonin se sa kohë kishte kaluar që kur e kanë ndryshuar kokën e furçës së dhëmbëve.

Edhe Lidhja në mes të problemeve dentare dhe rrezikut për sulm në tru Lifestyle Lidhja në mes të problemeve dentare dhe rrezikut për sulm në tru

Për shëndet të mirë oral, ekspertët sugjerojnë ndryshimin e kokës së furçës elektrike të dhëmbëve çdo tre muaj.

Mospastrimi i saktë i dhëmbëve mund të bëjë që në dhëmbët tuaj të krijohet një pllakë, duke shkaktuar potencialisht sëmundjen e periodontitisit.

Derisa kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se bakteret që e shkaktojnë këtë sëmundje, mund të jenë edhe shkaktare të Alzheimerit. / The Sun