Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

EMA vlerëson aplikimin e një doze përforcuese të vaksinës antiCOVID

EMA ka filluar vlerësimin e aplikimit të një doze përforcuese të vaksinës Comirnaty (vaksinë kundër COVID-19 e cila u jepet personave mbi 12-vjeçar) që do të jepet pas dozës së dytë te personat mbi moshën 16 vjeç e lart.

Dozat përforcuese u jepen njerëzve të vaksinuar (domethënë personave që kanë përfunduar vaksinimin e tyre parësor) për të rikthyer mbrojtjen ndaj COVID-19.

Rregullatori Evropian i Barnave (EMA) do të kryej vlerësim të përshpejtuar të të dhënave të paraqitura nga kompania që tregton Comirnaty, duke përfshirë rezultatet nga një provë klinike e vazhdueshme në të cilën 300 të rritur me sistem të shëndetshëm morën një dozë përforcuese afërsisht gjashtë muaj pas dozës së dytë.

CHMP do të rekomandojë nëse azhurnimet në informacionin e produktit janë të përshtatshme. Rezultati i këtij vlerësimi pritet brenda javëve të ardhshme, nëse nuk nevojiten informacione shtesë, dhe do të komunikohet nga EMA.

EMA po vlerëson gjithashtu të dhënat nga literatura mbi përdorimin e një doze shtesë, të tretë të një vaksine mRNA (Comirnaty ose SpikeVax) në njerëz me imunitet të dobësuar. Personat me imunitet të dobësuar rëndë të cilët nuk arrijnë një nivel adekuat të mbrojtjes nga vaksinimi i tyre standard parësor mund të kenë nevojë për një dozë “shtesë” si pjesë e vaksinimit të tyre parësor.

EMA gjithashtu do të komunikojë mbi rezultatin e këtyre vlerësimeve në kohën e duhur.