Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Numri i diagnostikimeve me kancer në fazë të vonshme në SHBA bie në nivelet e para pandemisë

Revista Cancer, ka sjellë analizën më të gjerë deri tani mbi ndikimin e pandemisë në të dhënat e kancerit në SHBA

Revista Cancer, ka sjellë analizën më të gjerë deri tani mbi ndikimin e pandemisë në të dhënat e kancerit në SHBA

Foto: Associated Press

Në fillim të vitit 2020, miliona amerikanë u detyruan të shtyjnë kontrollet rutinë për kancer, si kolonoskopitë, mamografitë dhe skanimet e mushkërive, pasi pandemia COVID-19 e mbingarkoi sistemin shëndetësor. Por, lajmi i mirë është se këto vonesa nuk duket se kanë ndikuar keq në statistikat e kancerit, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Një raport i ri i botuar të hënën në revistën Cancer, ka sjellë analizën më të gjerë deri më tani mbi ndikimin e pandemisë në të dhënat e kancerit në SHBA. Sipas raportit, vdekshmëria nga kanceri vazhdon të bie dhe nuk ka pasur rritje të ndjeshme të diagnostikimeve në fazat e vonshme.

“Është shumë qetësuese. Deri më tani nuk kemi parë ndonjë rritje të dukshme të diagnozave në fazë të avancuar, gjë që e bën të pamundur që të ketë një valë vdekjesh nga kanceri që lidhet me pandeminë”, ka thënë autorja kryesore e studimit, Recinda Sherman, nga Shoqata e Regjistrave Qendrorë të Kancerit në Amerikën e Veriut.

Në vitin 2020 u regjistrua rënie në numrin e rasteve të reja me kancer, gjë që besohet se lidhet me mungesën e vizitave rutinë. Por deri në vitin 2021, këto shifra u kthyen në nivelet e para pandemisë.

Çfarë tregojnë shifrat?

Për shumicën e llojeve të kancerit, diagnozat në fazat e avancuara u rritën pak në vitin 2020, por më pas ranë përsëri në vitin 2021. Disa përjashtime ishin kanceri i qafës së mitrës dhe ai i prostatës, ku u vu re rritje e vogël e diagnozave të vonshme, por nuk konsiderohen shqetësuese.

Edhe Një në tre persona shtyn kontrollin te mjeku pasi vëren simptoma të kancerit Lifestyle Një në tre persona shtyn kontrollin te mjeku pasi vëren simptoma të kancerit

“Ne nuk pamë asnjë lëvizje të jashtëzakonshme. Prandaj është e pamundur që personat me sëmundje agresive të kenë mbetur pa u diagnostikuar gjatë asaj periudhe”, theksoi Sherman.

Raporti u hartua nga: Shoqata e Regjistrave Qendrorë të Kancerit në Amerikën e Veriut, Instituti Kombëtar i Kancerit në SHBA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Shoqata Amerikane për Kancerin.

  • Të dhënat përfshijnë vetëm periudhën deri në fund të vitit 2021. Ndërkohë që rezultatet janë premtuese, hulumtimet do të vazhdojnë për të parë efektet afatgjata të pandemisë.