Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çka i ndodh trupit kur sheqeri largohet krejtësisht nga dieta?

Konsumimi i sheqerit

Një studim i ri sugjeron se heqja e plotë e sheqerit nga dieta mund të mos jetë aq e dobishme sa mendohet.

Shkencëtarët nga Instituti i Diabetit Dasman në Kuvajt zbuluan se eliminimi i plotë i saharozës (sheqerit të zakonshëm të tryezës) nga një dietë me pak yndyrë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zorrëve dhe metabolizmin, ka raportuat The New York Post.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Heqja e plotë e saharozës nga një dietë me pak yndyrë mund të çrregullojë shëndetin e zorrëve dhe të nxisë inflamacionin dhe problemet metabolike”, ka thënë doktori Rasheed Ahmad.

Studimi u krye te minjtë për 16 javë.

Një grup ushqehej me dietë me pak yndyrë që përmbante saharozë, ndërsa grupi tjetër ndiqte dietë të ngjashme, por pa asnjë sasi sheqeri.

Në fund të studimit, të dy grupet kishin peshë të ngjashme. Megjithatë, minjtë që nuk konsumuan fare sheqer shfaqën disa probleme shëndetësore, përfshirë kontroll më të dobët të sheqerit në gjak, rezistencë ndaj insulinës, çekuilibër të baktereve të zorrëve, inflamacion të zorrëve dhe ndryshime që lidhen me sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur.

“Sugjerohet se heqja e plotë e saharozës mund të ndikojë negativisht në mikrobiomën e zorrëve dhe në shëndetin metabolik”, ka thënë Ahmad.

Sipas tij, rezultatet tregojnë se një dietë e balancuar është më e rëndësishme sesa eliminimi i plotë i sheqerit.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo nuk do të thotë se duhet të konsumojmë më shumë ëmbëlsira. Problemi kryesor mbetet sheqeri i shtuar në ushqimet dhe pijet e përpunuara.

Sheqernat natyrale që gjenden në fruta, perime, drithëra dhe produkte të qumështit shoqërohen me fibra, vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese që ndihmojnë organizmin t’i përthithë ato më ngadalë.

Nga ana tjetër, konsumimi i tepërt i sheqerit të shtuar lidhet me shtimin në peshë, presionin e lartë të gjakut, inflamacionin kronik, prishjen e dhëmbëve, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që burrat të mos konsumojnë më shumë se 9 lugë çaji sheqer të shtuar në ditë, ndërsa gratë jo më shumë se 6 lugë çaji.