Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Chloe” publikon fotografitë e para të bashkëpunimit me brendin e Angelina Joliet

Gjigandi francez i modës “Chloe” ka publikuar fotografitë e para me veshjet që ka krijuar në bashkëpunim me brendin e aktores së famshme Angelina Jolie, “Atelier Jolie”, raportuan revistat e modës, Vogue dhe InStyle.

Si pjesë e njoftimeve për punën e tyre gjatë muajit tetor, shtëpia franceze e modës ka shpalosur disa sekuenca nga fushata e re e marketingut e realizuar nga fotografja amerikane Zoë Ghertner. Në fotografi shihet një fustan me ngjyrë krem të lehtë nga mëndafshi dhe një pelerinë opere e zezë.

Në faqen e “Chloe” gjithashtu janë publikuar imazhe të veshjeve në tërësi. Ato pritet të dalin në shitje në janar të vitit 2024 në dyqanet e brendit “Chloe”, e gjithashtu edhe online në faqen e tyre zyrtare.

Image

“Chloe” ka njoftuar se koleksionin e karakterizojnë siluetat femërore, qëllimi i të cilave thuhet se është t’i “festojnë” lidhjet në mes të grave.

Në këtë njoftim gjithashtu thuhet se koleksioni i Joliet përbëhet nga materiale natyrale si mëndafshi organik, e gjithashtu edhe leshi i certifikuar.

Edhe “Atelier Jolie” marka e re që do të punësojë refugjatë Lifestyle “Atelier Jolie” marka e re që do të punësojë refugjatë

Bashkëpunimi në mes të aktores dhe shtëpisë së modës fokusohet kryesisht në ambient dhe ka për qëllim të ulë ndotjen e tij.

“Chloe” ka certifikatën “B Corp”, që në SHBA u jepet kompanive që pjesë të performancës së tyre i bëjnë çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe ato sociale.

Për ta punuar koleksionin ata rekrutuan artizan nga “Akanjo”, një ndërmarrje sociale e Organizatës Botërore të Tregtisë së Ndershme, me qendër në Madagaskar ku trajnohen dhe promovohen zejtarët.

Kjo është bërë për të nxitur përfshirjen e artizanëve refugjatë dhe migrantë, ka raportuar revista “InStyle”.

Për këtë koleksion Jolie kishte thënë se do të përmbajë kryesisht ngjyra e nuanca të lëkurës si krem dhe neutrale.

Edhe Angelina Jolie po krijon brend të veshjeve dhe stolive Showbiz Angelina Jolie po krijon brend të veshjeve dhe stolive

Më parë Jolie kishte treguar se si e bija e kishte nxitur të shikonte më thellë në ngjyrat neutrale të toneve të lëkurës së njeriut.

“Nuk më ka shkuar kurrë në mendje deri sa dolëm për blerje bashkë dhe e pashë se ka shumë vend për përmirësime”, ka thënë Jolie për revistën “Vogue”.

Image