Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Angelina Jolie po krijon brend të veshjeve dhe stolive

Ylli amerikan i filmit, Angelina Jolie, besohet se po e lanson brendin e saj të veshjeve dhe stolive.

Aktorja 47-vjeçare e filmit “Maleficient” thuhet se po i zgjeron angazhimet si aktore, regjisore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, dhe tani fokusin e ka kthyer drejt biznesit. Ajo ka aplikuar për ta licencuar brendin e saj të ardhshëm me emrin “Atelier Jolie”.

Për gazetën “The Sun”, një burim e ka treguar planin e ri të nënës së gjashtë fëmijëve, duke thënë: “Angelina ka më shumë se një vit që ka punuar rreth këtij projekti dhe po shpreson që aplikimi për licencë të aprovohet në mënyrë që të vazhdojë me planin e saj për biznes. Brendi i ardhshëm i aktores do të përfshijë stoli të punuara me porosi dhe veshje të ndryshme. Ajo është adhuruese e madhe e modës së qëndrueshme dhe kjo do të jetë në fokusin kryesor të markës. Planet për biznesin janë ende në fillimet e para, por rëndësi ka që gjërat janë vënë në lëvizje”.

Brendi i Angelinas po ashtu do të prodhojë pëlhura dhe do të ofrojë edhe shërbime të tjera.

“Unë investoj në gjëra kualitative dhe pastaj i veshi ato deri sa të qëndrojnë. Pavarësisht a janë një palë çizme, një pallto apo çantë e preferuar, unë nuk i ndërrojë gjërat shumë shesh. Kjo është një shprehi e imja që gjithmonë e kam pasur. I shijoj shumë gjërat e vjetra”, deklaroi aktorja në një intervistë të kaluar për revistën “Vogue”, me ç’rast tregoi se i ka mësuar edhe fëmijët e saj që ta kuptojnë rëndësinë gjërave personale.

Aktorja e famshme hollywoodiane i ka fëmijët, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox, me ish-bashkëshortin Brad Pitt, me të cilin vazhdon të jetë e përfshirë në një mosmarrëveshje të ashpër ligjore për një vresht që ata e blenë së bashku para se të martoheshin. Aktualish besohet se Jolie është beqare, kurse Pitt është në lidhje me disenjatoren e stolive, Ines de Ramon.