Ndërsa shumë persona vuajnë nga sëmundjet e eshtrave të cilat gjithashtu shkaktojnë dhimbje kyçesh, ka disa pije që e lehtësojnë dhimbjen e tyre.
Një ndër këto pije është çaji i gjelbër, pasi përmban anti-inflamator që ndihmon me problemet e artritit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertët kanë thënë se edhe kafja përmban anti-inflamator dhe gjithashtu mund të ndihmojë kundër dhimbjes se kyçeve, raporton India.com
Një tjetër pije e mirë, duket të jetë edhe një gotë ujë i ngrohtë me limon, e cila përmban vitaminë C dhe ndihmon kundër inflamacionit.
Supa me eshtra përveç që është e mirë për shëndetin në përgjithësi, ndihmon edhe kundër dhimbjes së nyjave.
Lëngu i freskët i ananasit përmban bromalinë, një enzimë që ka shumë veti antiiflamuese dhe redukton dhimbjen e nyjave.
Edhe pirja e ujit ndikon për të mirë kur bëhet fjalë për dhimbjet e kyçeve.
Disa pije të përgatitura në shtëpie me fruta si ato të malit, e të tjera, mund të jenë shumë të mira për largimin e dhimbjes nga kyçët.