Lifestyle

Shtatë pije për lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve

Ndërsa shumë persona vuajnë nga sëmundjet e eshtrave të cilat gjithashtu shkaktojnë dhimbje kyçesh, ka disa pije që e lehtësojnë dhimbjen e tyre.

Një ndër këto pije është çaji i gjelbër, pasi përmban anti-inflamator që ndihmon me problemet e artritit.

Ekspertët kanë thënë se edhe kafja përmban anti-inflamator dhe gjithashtu mund të ndihmojë kundër dhimbjes se kyçeve, raporton India.com

Një tjetër pije e mirë, duket të jetë edhe një gotë ujë i ngrohtë me limon, e cila përmban vitaminë C dhe ndihmon kundër inflamacionit.

Supa me eshtra përveç që është e mirë për shëndetin në përgjithësi, ndihmon edhe kundër dhimbjes së nyjave.

Lëngu i freskët i ananasit përmban bromalinë, një enzimë që ka shumë veti antiiflamuese dhe redukton dhimbjen e nyjave.

Edhe pirja e ujit ndikon për të mirë kur bëhet fjalë për dhimbjet e kyçeve.

Disa pije të përgatitura në shtëpie me fruta si ato të malit, e të tjera, mund të jenë shumë të mira për largimin e dhimbjes nga kyçët.