Çdo vit mijëra vdekje mund të parandalohen me aktivitete fizike dhe rreziku i rikthimeve mund të zvogëlohet me 30%, nënvizojnë ekspertët me rastin e Ditës së Fondacionit AIOM (Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore) 2020, kushtuar aktivitetit fizik dhe tumoreve.
”Me ushtrime të rregullta, edhe në shtëpi, probabiliteti për t’u sëmurur zvogëlohet mesatarisht me 7% dhe për disa kancere mund të arrijë mbi 20%. Duhen 30 minuta lëvizje 5 herë në javë”, nënvizojnë ekspertët.
Edhe me palestra dhe pishina të mbyllura përkohësisht për shkak të emergjencës së shkaktuar nga COVID-19, ecja dhe gjimnastika e thjeshtë në shtëpi janë thelbësore.
“Sigurisht, në këtë moment gjithçka është më e vështirë, por aktiviteti fizik është një nga mjetet më të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve kronike jongjitëse dhe është thelbësor për mirëqenien psikofizike dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës, në të gjitha moshat’’, shpjegon Stefania Gori, presidente e Fondacionit AIOM.
Shumë lloje të kancerit mund të parandalohen me ushtrime fizike dhe të dhënat janë veçanërisht të rëndësishme dhe bindëse për kancerin e gjirit në postmenopauzë (13% ulje e rrezikut), për kancerin e zorrës së trashë (zvogëlimi i rrezik prej 20%) dhe të endometrit (zvogëlim rreziku prej 20-25%)/ANSA.
-
Efekti i ushtrimeve fizike për parandalimin e rikthimit të kancerit
-
Ushtrimet mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri deri 25 për qind
-
Dy orë në javë ushtrime me pesha mund të ulin rrezikun nga vdekja e parakohshme
-
Ushtrimet më të shëndetshme janë ato të shkurtra e me intensitet
-
Ecja për vetëm 30 minuta në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për kancer të gjirit