Zjarrfikësit në Massachusetts u zhytën në një lumë për të gjetur një unazë diamanti të rënë në ujë nga një çift i cili kishte shkuar për vizitë.
Departamenti i Zjarrfikësit Kembrixhit tha në një postim në Facebook se një grua ishte duke vizituar klubin e jahteve Charlesgate të Kembrixhit me burrin e saj kur unaza e saj përfundoi në lumin Charles, shkruan Upi.
Ekipi i zhytjes dhe Njësia Detare e departamentit përcaktuan se uji në zonë nuk dukej i rrezikshëm, kështu që zhytësit u zhyten në lumë dhe ndoqën udhëzimet e burrit deri ku ai besonte se unaza kishte rënë në ujë.
Zhytësit e gjetën unazën brenda pak minutash, tha departamenti.
“Unaza iu kthye pronares së saj e cila ndihet e lehtësuar dhe e emocionuar”, thuhet në postim.
-
Zhytësi gjen unazën e vitit 1910 në liqenin e Teksasit
-
Një grua në Alabama gjen unazën e saj pas 53 vjetësh
-
Vendi i çuditshëm ku u gjet unaza në vlerë prej 800.000 dollarësh e humbur në Paris
-
15-vjeçari shpëtoi çiftin amerikan nga “shkatërrimi” i propozimit për martesë
-
Propozimi për martesë shndërrohet në kërkim tre-orësh për unazën e humbur