Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

15-vjeçari shpëtoi çiftin amerikan nga “shkatërrimi” i propozimit për martesë

Një person me një detektor metali i erdhi në ndihmë një çifti në një plazh të Karolinës së Jugut (SHBA), pasi u gjeti unazën e zhdukur në rërë.

Upi shkroi se humbja e unazës gati sa nuk e prishi një propozim martese që një amerikan po ia bënte të dashurës, por djaloshi 15-vjeçar, rastësisht kaloi atypari dhe u ndihmoi.

Isaiah Krekler pa çiftin që po kërkonin unazën e zhdukur në rërën e plazhit, kur më pas shkoi me një detektor metali dhe e gjeti atë me lehtësi.

Çifti i premtoi një shpërblim djaloshit, por ai pati një kërkesë më interesante.

“Nëse do të keni djalë, vendosjani emrin tim”, tha ai.