Një propozim plazhi i planifikuar në mënyrë perfekte mori një kthesë katastrofike kur nusja e goditi të fejuarin e saj përtokë nga gëzimi, duke bërë që unaza të fluturonte nga dora e dhëndrit në rërë.
Një çift nga Ohio i SHBA-së, të cilët në TikTok njihen si @tandkay021, ndanë me fansat momentet e propozimit të tyre të ngrohtë që u kthye në një kërkim tre-orësh për yllin e shfaqjes - unazën e diamantit, shkruan Daily Mail të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur dhëndri u ul në gjunjë, nusja u entuziazmua aq shumë sa nuk mundi të përmbahej dhe u hodh në krahët e tij duke e bërë atë të rrëzohej përtokë.
Pas këtij momenti unaza nuk mund të gjendej.
Seria e videove që dokumentuan kërkimin e tyre për unazën e diamantit u bënë virale pasi çifti i postoi ato në TikTok.
Përveçse shfaqën momentin romantik të propozimit, çifti u shfaq në video së bashku me njerëz të tjerët duke kërkuar furishëm nëpër rërë gjatë natës.