Kuriozitet

Zhytësi gjen unazën e vitit 1910 në liqenin e Teksasit

unaze

Një zhytës profesional ka hyrë një liqenin e Teksasit për të gjetur një unazë me diamant të humbur nga një grua e cila po dilte nga uji.

JackO’Lynn Page ka thënë se ajo dhe ekipi i bejsbollit i djalit të saj ishin duke vizituar plazhin e Sandys kur ajo e kishte vërejtur që unaza e martesës me diamant, e cila daton nga viti 1910, kishte rënë në liqenin Possum Kingdom.

Ekipi i bejsbollit bashkë me familjarët e tyre e kërkuan unazën porse nuk mund ta gjenin.

Page kërkoi ndihmë nga Ryan Prigmore, zhytës profesionist.

Prigmore tha se erërat e fuqishme shkaktuan valë, gjë që e bëri më të vështirë kërkimin.

Ai u dorëzua pas dy orësh, por u rikthye ditën tjetër për të kërkuar në kushte më të qeta.

Në mbrëmje, Prigmore i dërgoi fotografi të unazës së humbur Pageit.

“Ditëve të fundit e kisha përgatitur vetën se ishte e humbur dhe nuk do ta shihja më. Unaza është shumë e veçantë për mua dhe nuk e kisha idenë se si do të pajtohesha me humbjen e saj. Jam jashtëzakonisht e lumtur që do ta marrë në shtëpi sërish”, ka thënë ajo.