Një unazë diamanti në vlerë më shumë se 800.000 dollarë u zhduk nga dhoma e hotelit në Paris dhe më vonë u zbulua se kishte ngecur në fshesën me korrent.
Një biznesmene malajziane raportoi në policinë e Parisit se unaza e saj ishte zhdukur nga tavolina në dhomën e saj në hotel, ndërsa ajo ishte jashtë për pazar, dhe ajo dyshoi se ajo ishte marrë nga një punonjës hoteli.
Punonjësit e hotelit filluan një kërkim për unazën e humbur dhe rojet e sigurisë përfunduan duke e gjetur atë thesin e fshesës me korrent të përdorur nga stafi i pastrimit, thanë zyrtarët e hotelit.
Unaza iu dorëzua policisë për ruajtje derisa gruaja, e cila u nis për në Londër të shtunën, të mund të kthehet për ta marrë atë.
Ritz është një nga hotelet luksoze më të njohura në botë, me qëndrime që variojnë nga 2,150 deri në 50,000 dollarë për natë.
-
Furrtarja thotë se unaza i ra në brumin e biskotave, u kërkon klientëve t’i hanë me kujdes
-
Të veshur me stil, grabitësit vjedhin stoli 15 milionë euroshe në zemër të Parisit
-
Vidhen në Tokio orë luksoze në vlerë prej 1,2 milionë dollarësh
-
Dorëhiqet drejtoresha e Muzeut të Luvrit katër muaj pas grabitjes së tij
-
Punonjësi i Pallatit Elysee akuzohet për vjedhje të gjësendeve në vlerë rreth 40 mijë euro