Pronarja e një furre buke në Kansas (SHBA) iu ka bërë thirrje klientëve t'i hanë me kujdes biskotat pasi ajo e humbi unazën me diamant në vlerë prej 4000 dollarëve në brumë.
Dawn Monroe tha se unaza qëndroi për 36 vjet në gisht, deri në ditën kur i ra derisa po gatuante ushqime për klientët.
“U kthyem në kuzhinë e shikuam përreth, nëse do ta gjejë dikush do t'i isha shumë mirënjohës”, ka thënë ajo në faqen e saj në Facebook, shkroi Upi.
Ende s’ka lajmëruar asnjë klient për gjetjen e unazës.
Artikuj të ngjashëm
-
Vendi i çuditshëm ku u gjet unaza në vlerë prej 800.000 dollarësh e humbur në Paris
-
Shiti unazën me diamant të babait të ndjerë për të parë finalen e Villas
-
32-vjeçari dyshohet se gëlltiti si në filmat e Bondit vezën 19 mijë dollarëshe me diamante
-
Kim Kardashian provokon hajdutët në gjyqin për grabitjen e 2016-s në Paris
-
Si u shpik unaza e fejesës me diamant dhe si u shit në mbarë botën