Katër orë luksoze me vlerë prej 1.2 milionë dollarësh janë vjedhur të martën në një kompleks tregtar në Tokio, kanë thënë autoritetet.
Dy të dyshuar kanë thyer me çekiç xhamin e një vitrine përpara se të vidhnin orët nga një dyqan brenda kompleksit tregtar Nakano Broadway, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane të Tokios.
Transmetuesi japonez NHK ka thënë se hajdutët kanë qëndruar brenda dyqanit për rreth 10 sekonda.
Njëri prej tyre raportohet se është arratisur me një skuter elektrik.
Nga incidenti nuk ka pasur të lënduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi tre milionë euro të fshehura në mure, arrestohen 34 persona në Itali
-
Vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro në muzeun Renoir në Francë
-
Vidhen dy trafo në Trepçë, vlera e tyre shkon deri në 80 mijë euro
-
Dyshohet për vjedhje të stolive të arit dhe parave nga një veturë në Gjakovë
-
Fullkrugut iu vodhën stoli dhe ora me vlerë 500 mijë euro