Drejtoresha e Muzeut të Luvrit në Paris ka dhënë dorëheqje të martën, disa muaj pas grabitjes së stolive të kurorës franceze, nga një prej galerive më të vizituara të artit në botë.
Laurence des Cars ka paraqitur dorëheqjen e saj te presidenti Emmanuel Macron, i cili, sipas mediave franceze, e cilësoi atë si “një akt përgjegjësie”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrabitja ka ndodhur në mëngjesin e 19 tetorit të vitit të kaluar, kur hajdutët përdorën një ashensor mekanik të montuar në një automjet të vjedhur, për të hyrë në Galerie d'Apollon përmes një ballkoni pranë lumit Sena.
Katër të dyshuarit kryesorë janë arrestuar. Tetë stoli të çmuara, përfshirë një gjerdan me diamante dhe smeralde që Perandori Napoleon Bonaparte ia kishte dhuruar bashkëshortes së tij, janë vjedhur.
Ndërsa hajdutët po largoheshin, ata hodhën një kurorë të shekullit të 19-të të zbukuruar me diamante, që i përkiste Perandoreshës Empress Eugenie, e cila është dëmtuar.
Disa ditë pas grabitjes, des Cars e ka pranuar se sistemi i kamerave të sigurisë (CCTV) rreth perimetrit të Luvrit ishte i dobët dhe“i vjetëruar, e ku e vetmja kamerë që monitoronte murin e jashtëm, nga ku hajdutët hynë, ishte e drejtuar në anën e kundërt të ballkonit që të çonte në Galerinë e Apollonit, ku ruheshin stolitë.
Pavarësisht numrit të madh të vizitorëve, më shumë se 8.7 milionë në vit, investimet në siguri kanë qenë të ngadalta, dhe ajo theksoi sfidat buxhetore me të cilat përballen institucionet e mëdha.
Des Cars, e cila u bë drejtoreshë e Luvrit në vitin 2021, kishte deklaruar se dëshironte të dyfishonte numrin e kamerave të sigurisë.
Luvri është shtëpia e veprave të paçmueshme të artit, përfshirë “Mona Lisa” të Leonardo da Vinci.