Shtëpia e “Mona Lisës” është bërë me drejtues të ri.
Historiani i artit, Christophe Leribault, një drejtor muzeu me përvojë, do të marrë drejtimin e Luvrit, teksa do të përballet me sfidën për të nxjerrë muzeun më të madh në botë nga kriza, pas grabitjes së stolive mbretërore në tetor.
Zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon, ka njoftuar emërimin të mërkurën. Leribault zëvendëson drejtoreshën në largim Laurence des Cars, e cila dha dorëheqjen të martën.
Des Cars ishte nën presion pas grabitjes së befasishme dhe të turpshme të kurorës franceze.
Dorëheqja e saj u njoftua nga zyra presidenciale në një deklaratë të martën.

Presidenti Emmanuel Macron vlerësoi vendimin e des Cars si “një akt përgjegjësie në një kohë kur muzeu më i madh në botë ka nevojë për qetësi dhe një impuls të ri të fuqishëm për të realizuar projekte të mëdha”.
Edhe
Dorëhiqet drejtoresha e Muzeut të Luvrit katër muaj pas grabitjes së tij
Grabitesit ka vjedhur në më pak se tetë minuta stoli të kurorës franceze nga Luvri, me vlerë 88 milionë euro.
Operacioni që u krye në një ditë të dielë, ka tronditur vizitorët, ka ekspozuar dobësi të dukshme të sigurisë duke lënë një nga koleksionet më simbolike të Francës në duart e kriminelëve.
Disa të dyshuar u arrestuan më vonë, por objektet e vjedhura ende mungojnë.
-
Rihapet muzeu i Luvrit dy ditë pas grabitjes rreth 90 milionë euroshe
-
Rreth 90 milionë euro humbjet nga grabitja në muzeun e Luvrit
-
Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara
-
Pas më shumë se një viti, zgjidhet studioja që do t’i bëjë ndërhyrjet në muzeun e Louvreit