Një grua nga Alabama e cila e kishte humbur një unazë në shkollë të mesme derisa po notonte në një liqen në Kaliforni, e ka gjetur atë pas 53 vjetësh, falë një çifti i cili kishte dalë për të peshkuar.
Dana Sott Laughlin tha se ishte duke notuar në liqenin Berryessa menjëherë pas diplomimit të shkollës së mesme në vitin 1969, kur unaza i kishte rënë nga gishti dhe ishte fundosur në fund të liqenit.
Djali i Laughlinit mori një mesazh disa ditë më parë nga një çift i cili i tha se e gjeten unazën teksa peshkonin në liqenin Berryessa dhe po përpiqeshin të identifikikonin pronarin e saj, shkruan The People.
Laughlin e cila jeton mp shumë se 2.000 milje larg nga liqeni, rishikoi fotot e unazës dhe konfirmoi se ajo ishte e shkruar me inicialet e saj dhe emrin e shkollës të cilën e kishte ndjekur.
“Unë thjesht thash se isha shumë mirënjohëse dhe nuk mund të besoja që e kam gjetur unazën pas kaq shumë vjetësh”, ka thënë ajo.
Edhe
Amerikania gjeti unazën e humbur para 53 vjetësh
Laughlin tha se unaza është në rrugën e saj, pasi çifti i cili e ka gjetur e ka nisur me postë për në shtëpinë e saj.
Departamenti i Zjarrfikësve të Kembrixhit në Massachusetts tha se zjarrfikësit u zhyten në lumin Charles në fillim të këtij muaji për të gjetur një unazë diamanti të humbur nga një grua që po e vizitonte klubin e jahteve Charlesgate.