Një grua nga Alabama e SHBA-së, e humbi unazën në shkollë të mesme, derisa po notonte në një liqen në Kaliforni. Me unazën u ribashkua 53 vjet më pas, falë një çifti që e gjeti derisa po peshkonte, shkruan “Upi” të mërkurën.
Dana Laughlin deklaroi se në vitin 1969, po e festonte përfundimin e shkollës së mesme në liqen kur unaza i ra, ndonëse e kërkoi disa herë në ujë.
Laughlin tha se e kishte harruar tërësisht këtë çështje, kur djali i saj 53-vjeçar, e njoftui se unaza ishte gjetur.
“Jam shumë mirënjohëse dhe nuk mund ta besoja se çifti e kishte gjetur unazën pas kaq vjetësh. Bashkëshorti im mbeti i shokuar”, tha Laughlin, duke shtuar se unaza ishte “ashtu siç e kishte lënë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një shtetas i Kosovës në Ulqin, dyshohet për vjedhje në plazhe
-
Sa kushton unaza që do ta marrin fituesit e botërorit?
-
Fituesit e finales do të marrin unazat e para historike të Botërorit
-
Shpata mesjetare – dëshmi e kohëve të trazuara në Poloni
-
43 vjet për ta kthyer një libër në bibliotekë