Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot është zgjedhur anëtar i Kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo duket se e ka ngazëllyer shumë atë.
Për këtë ka njoftuar edhe në Facebook, duke publikuar një fotografi të tij nga tubimi. Mirëpo, postimin e njëjtë, Zemaj e ka rishpërndarë më vonë duke e quajtur veten ministër.
“Shumë sukses Minister”, ka shkruar ai. Reagimi i tij ishte i menjëhershëm duke e fshirë atë.
Zemaj si duket do të jetë ministër i Shëndetësisë në detyrë deri të hënën më 22 mars, ku pritet të votohet qeveria e re dhe vendin e tij të ministrit pritet ta zë Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje.

Artikuj të ngjashëm
-
Ministri i Shëndetësisë nuk u ndahet organizimeve të VV-së në Prishtinë
-
Pas 79 ditësh, Kurti ktheu në pozitë ish-ministrin që kishte thënë se s’do të kthehej më
-
Zemaj për rikthimin e Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë: Dështimi e degradimi vazhdojnë
-
Arben Vitia emërohet ministër i Shëndetësisë
-
LDK-Kurtit: A do ta emërosh edhe një person tjetër për t’i mbuluar dështimet tua?