Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-Kurtit: A do ta emërosh edhe një person tjetër për t’i mbuluar dështimet tua?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë për punën në shëndetësi.

Ish-ministër i Shëndetësisë, Zemaj shtoi se kryeministri Albin Kurti po i mbulon dështimet e tij duke emëruar e shkarkuar njerëz nga pozita.

“Kanë kaluar 18 muaj nga puna e kësaj qeverie, ku tri ministra deri tani, përfshirë Kurtin e kanë udhëhequr MSH. I pari ka qenë më i dobët se i dyti, kurse i treti, Kurti, është më i dobët se i dyti dhe i pari. Dorëheqja e Latifit vjen si pasojë e dy faktorëve, dështimi i Kurtit si kryeministër dhe dështimi i Kurtit si ministër i shëndetësisë. Është shumë e padrejtë ndërhyrjet në sektorin e shëndetësisë, në përzgjedhjen e drejtorëve politikë të klinikave, pa përvojë në menaxhim. Këto ndërhyrje i kemi kur kryetarja e Bordit, anëtarët kanë qenë të vëtëemëruar në komisione përgjegjëse”, tha ai në konferencë për media.

Zemaj tha se nuk pret rezultate nga Qeveria që sipas tij është treguar e paaftë.

“Pas dorëheqjes së Latifit, a është Kurti ministër i ri i Shëndetësisë apo do të ketë edhe një person të ardhshëm për të mbuluar dështimet e tij. Do të ishte mire që sot të dilte të thoshte se do të merret personalisht me këtë çështje”.