Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka plan dhe as aftësi që të menaxhojë me sektorin e shëndetësisë.
Zemaj në një konferencë për media të premten ka thënë se investimet në shëndetësi janë pothuajse inekzistente, derisa ka përmendur edhe dorëheqjet e dy ministrave të këtij sektori.
“Qeveria Kurti s’ka plan dhe duket se s’ka as aftësi që të menaxhojë me shëndetësinë. Një ministër e largoi në mes të pandemisë që të fitojë pushtet. Ministri i parë i dështuar që u largua që të kandidojë për të parin e Prishtinës. Pastaj Kurti caktoi një ministër që nuk kishte njohuri bazike të realitetit në Kosovë. Shumicën e mandatit e kaloj nëpër konferenca. Dorëheqja edhe e një ministri dhe caktimi i një ekipi ekzekutiv tregon se kryeministri edhe kjo qeveri e ka pranuar dështimin në këtë sektor. Vetëm 5 për qind investime kapitale në shëndetësi janë realizuar gjatë këtij viti. Kjo është një mesatare edhe më e tmerrshme se një mesatare prej 10 për qind e realizimi nga të gjitha ministritë e vendit”, ka thënë Zemaj.
Ai ka përmendur si shqetësim moslëvizjet në drejtim të krijimit të fondit për sigurime shëndetësore, mungesën e furnizimit me barna nga lista esenciale, dhe listat e gjata të pritjeve të pacientëve për të marrë shërbime.
“Lista e pritjes ka arritur deri në fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë Zemaj.
-
Zemaj akuzon Qeverinë e Vitinë për gjendjen në shëndetësi
-
Zemaj akuzon Qeverinë Kurti: Dështim e degradim në shëndetësi
-
Ramaj: Kurti dështoi në cilësinë e ministrit të shëndetësisë
-
Opozita kërkon ministër të Shëndetësisë, kritikon Qeverinë për papërgjegjësi
-
LDK-Kurtit: A do ta emërosh edhe një person tjetër për t’i mbuluar dështimet tua?