Gazetarja e KOHËS, Saranda Ramaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka dështuar në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë. Ajo ka thënë enjten në DESKU-n e KTV-së se problemet në këtë sektor po barten nga një ministër në një tjetër.
“Në përpjekje për të nxjerrë shëndetësinë prej lloçit edhe t'i japin një imazh tjetër, kryeministri Kurti u përfshi në menaxhimin e shëndetësisë, ku dështoi. Ai Komitet Ekzekutiv u bë komitet ku mblidhen një herë në javë diskutojnë 2-3 orë dhe nuk bëjnë asgjë. Kurti ka dështuar në cilësinë e ministrit të shëndetësisë”, ka deklaruar Ramaj.
Sipas saj, Kosova ende ka probleme me mungesë të jashtëzakonshme të barnave e të infuzioneve.
“Lista të pritjes si asnjëherë më parë, mungesa të jashtëzakonshme të barnave, ministri Latifi sapo erdhi u përball me mungesë të infuzioneve në qendrat e mjekësisë familjare. E la detyrën, erdhi U.d e ministrit, erdhi një ministër i ri, dhe ende s'ka infuzione. Nëse këto institucione nuk arrijnë as infuzione të sigurojnë për QMF-të, e tregojnë seriozitetin se si është trajtuar”, ka shtuar ajo.
Ramaj theksoi se mbetet të shihet puna e ministrit Arben Vitia.
-
Opozita kërkon ministër të Shëndetësisë, kritikon Qeverinë për papërgjegjësi
-
Zemaj: Qeveria Kurti s’ka aftësi të menaxhojë me shëndetësinë
-
LDK-Kurtit: A do ta emërosh edhe një person tjetër për t’i mbuluar dështimet tua?
-
Kurti: Gjendja në shëndetësi aq e rëndë saqë me të s’mund të merret vetëm ministria
-
Ramaj: Nuk është e qartë se kush kujt i jep llogari në sistemin publik shëndetësor