Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar rikthimin e Armend Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
Zemaj në një postim në Facebook ka thënë se “qasja nuk po ndryshon dhe dështimi e degradimi po vazhdojnë”.
“Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon. Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!” – ka shkruar Zemaj.
Arben Vitia është emëruar sërish ministër i Shëndetësisë, duke e zëvendësuar Rifat Latifin që ishte dorëhequr më tepër se dy muaj më parë.
Për Vitinë është hera e tretë që merr postin e ministrit të Shëndetësisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Zemaj akuzon Qeverinë Kurti: Dështim e degradim në shëndetësi
-
Opozita e akuzon për keqpërdorime, ministri Vitia fton Prokurorinë për hetime
-
Zemaj akuzon Qeverinë e Vitinë për gjendjen në shëndetësi
-
Vitia i bën përgjegjës për ngecjet e tanishme në shëndetësi edhe ish-ministrat
-
Vitia premton reformë në shëndetësi, akuzohet nga deputetët për keqmenaxhim të sektorit