Një grua franceze nga ishulli Guadeloupe është identifikuar si bartësja e vetme e një grupi të ri të gjakut, të quajtur “Gwada negativ”, ka njoftuar Agjencia franceze e dhurimit të gjakut.
“Njoftimi u bë 15 vjet pasi studiuesit morën një mostër gjaku nga një paciente që po u nënshtrohej testeve rutinë para operacionit”, ka njoftuar së fundmi Instituti Francez i Gjakut (EFS).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEFS sapo ka zbuluar sistemin e 48-të të grupeve të gjakut në botë, ka njoftuar agjencia. Ky zbulim u njoh zyrtarisht në fillim të qershorit, në Milano nga Shoqata Ndërkombëtare e Transfuzionit të Gjakut.
Shoqata tha se deri më tani janë njohur 47 grupe të gjakut.
Shkencëtarët kanë thënë se pacientja, 54-vjeçare, po iu nënshtrohej testeve rutinore para një operacioni kur u zbulua një antitrup i panjohur.
“Kjo grua është padyshim i vetmi rast i njohur në botë”, ka deklaruar Thierry Peyrard, ekspert dhe biolog mjekësor.
Emri “gwada negativ”, që i referohet origjinës së pacientes, u tha se tingëllon mirë në të gjitha gjuhët.