Kryeqyteti austriak, Vjena, është rikthyer si qyteti më i mirë për të jetuar në botë, sipas një raporti vjetor nga Economist.
Vjena rrëmbeu vendin e parë nga qyteti i Zelandës së Re, Auckland, i cili ra në vendin e 34-të për shkak të kufizimeve të pandemisë së koronavirusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vjena, e cila ra në vendin e 12-të në renditjen tonë në fillim të vitit 2021 pasi muzetë dhe restorantet e saj u mbyllën, që atëherë është rikthyer në vendin e parë, pozicionin që mbajti më 2018 dhe 2019”, thuhet në raport.
“Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë bukuritë kryesore të qytetit për banorët e tij, të mbështetur nga një kujdes i mirë shëndetësor dhe shumë mundësi për kulturë dhe argëtim”.
Vjena ndiqet nga pas nga Kopenhaga dhe më pas Zuerichi.
Milani u rendit i 49-ti, New Yorku i 51-ti dhe Pekini në vendin e 71-të.