Kopenhaga ka zënë vendin e parë në listën vjetore të përpiluar nga “Economist Intelligence Unit” (EIU) për të dytin vit radhazi si qyteti më i mirë për të jetuar.
Kryeqyteti danez la pas Vjenën e Austrisë, e cila më parë kishte mbajtur vendin e parë për tre vjet rresht, duke e mposhtur atë për të dytin vit me radhë në renditjen vjetore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEIU renditi 173 qytete nga e gjithë bota bazuar në një sërë faktorësh, si arsimi, stabiliteti, kujdesi shëndetësor, infrastruktura dhe kultura.
Kopenhaga mori vlerësime të përsosura në tre kategori: stabilitet, infrastrukturë dhe arsim.
Sipas “Economist Intelligence Unit”, suksesi i vazhdueshëm i Kopenhagës në krye të listës vjen si rezultat i një kombinimi të rezultateve të shkëlqyera në stabilitet dhe infrastrukturë, kulturës dhe mjedisit të pasur, si dhe shërbimeve publike me cilësi të lartë.
Qyteti zviceran i Cyrihut, i cili vitin e kaluar ndante vendin e dytë me Vjenën, ra me tre vende.
Ndërkohë, pasojat e luftës me Iranin u reflektuan në renditjen e qyteteve të rajonit të Gjirit, të cilat pësuan rënie në kategorinë e stabilitetit.
Rënien më të madhe e shënuan kryeqyteti i Omanit, Muskati, që zbriti 14 vende në pozitën e 123-të, dhe Kuvajt City, që ra për 12 vende.
Ndërkohë, Damasku në Siri mbetet qyteti më pak i jetueshëm në botë. Në fund të renditjes pati ndryshime të mëdha, ku Teherani i Iranit ra në vendin e 164-t për shkak të luftës, ndërsa Kievi i Ukrainës zbriti në vendin e 166-të.
10 qytetet më të mira për të jetuar:
- Kopenhaga, Danimarkë
- Vjena, Austri
- Melbourne, Australi
- Sidnei, Australi
- Cyrihu, Zvicër
- Gjeneva, Zvicër
- Osaka, Japoni
- Adelaide, Australi
- Vankuvër, Kanada
- Tokio, Japoni