---
description: Kopenhaga ka zënë vendin e parë në listën vjetore të përpiluar nga “Economist Intelligence Unit” (EIU) për të dytin vit radhazi si qyteti më i mirë për të jetua
title: Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n
image: https://resources.koha.net/images/2026/July/10/a929393b-2daa-46a6-83fa-a2a6f4e78d34.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kuriozitet

# Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n

![Copenhagen](https://resources.koha.net/images/2026/July/10/a929393b-2daa-46a6-83fa-a2a6f4e78d34.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 10 korrik 2026 12:25
- Shpërndaje në:

- 10 korrik 2026 12:25
- Shpërndaje në:

Kopenhaga ka zënë vendin e parë në listën vjetore të përpiluar nga “Economist Intelligence Unit” (EIU) për të dytin vit radhazi si qyteti më i mirë për të jetuar.

Kryeqyteti danez la pas Vjenën e Austrisë, e cila më parë kishte mbajtur vendin e parë për tre vjet rresht, duke e mposhtur atë për të dytin vit me radhë në renditjen vjetore.

EIU renditi 173 qytete nga e gjithë bota bazuar në një sërë faktorësh, si arsimi, stabiliteti, kujdesi shëndetësor, infrastruktura dhe kultura.

Kopenhaga mori vlerësime të përsosura në tre kategori: stabilitet, infrastrukturë dhe arsim.

Sipas “Economist Intelligence Unit”, suksesi i vazhdueshëm i Kopenhagës në krye të listës vjen si rezultat i një kombinimi të rezultateve të shkëlqyera në stabilitet dhe infrastrukturë, kulturës dhe mjedisit të pasur, si dhe shërbimeve publike me cilësi të lartë.

Qyteti zviceran i Cyrihut, i cili vitin e kaluar ndante vendin e dytë me Vjenën, ra me tre vende. 

Ndërkohë, pasojat e luftës me Iranin u reflektuan në renditjen e qyteteve të rajonit të Gjirit, të cilat pësuan rënie në kategorinë e stabilitetit.

[Edhe ![Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta](https://resources.koha.net/images/2022/December/17/sheshi_parkingu1671273342.jpeg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 mar 2026 Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta](https://www.koha.net/arberi/keto-jane-10-vendet-me-te-lumtura-ne-bote-kosova-ndodhet-ne-kete-pozite)

Rënien më të madhe e shënuan kryeqyteti i Omanit, Muskati, që zbriti 14 vende në pozitën e 123-të, dhe Kuvajt City, që ra për 12 vende.

Ndërkohë, Damasku në Siri mbetet qyteti më pak i jetueshëm në botë. Në fund të renditjes pati ndryshime të mëdha, ku Teherani i Iranit ra në vendin e 164-t për shkak të luftës, ndërsa Kievi i Ukrainës zbriti në vendin e 166-të.

**10 qytetet më të mira për të jetuar:  **

1. Kopenhaga, Danimarkë
2. Vjena, Austri
3. Melbourne, Australi
4. Sidnei, Australi
5. Cyrihu, Zvicër
6. Gjeneva, Zvicër
7. Osaka, Japoni
8. Adelaide, Australi
9. Vankuvër, Kanada
10. Tokio, Japoni   
     

[#qyteti më i mirë për të jetuar](https://www.koha.net/tag/qyteti-me-i-mire-per-te-jetuar) [#kopenhaga](https://www.koha.net/tag/kopenhaga) [#qytete](https://www.koha.net/tag/qytete)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ky është qyteti më i mirë në botë për vitin 2026](https://resources.koha.net/images/2026/March/15/f89e2ad6-7160-439e-9cee-51776aa0a779.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 15 mar 2026 Ky është qyteti më i mirë në botë për vitin 2026](https://www.koha.net/lifestyle/ky-eshte-qyteti-me-i-mire-per-vitin-2026)
- [![“Forbes” rendit Shqipërinë ndër shtetet më të mira në botë për pensionistët amerikanë](https://resources.koha.net/images/2026/August/13/75ec2f15-a6e4-4da9-875c-dd3865ac5294.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 13 gus 2026 “Forbes” rendit Shqipërinë ndër shtetet më të mira në botë për pensionistët amerikanë](https://www.koha.net/lemsh/forbes-rendit-shqiperine-nder-shtetet-me-te-mira-ne-bote-per-pensionistet-amerikane)
- [![Holanda, vendi më i sigurt në botë për t’u vizituar në vitin 2026](https://resources.koha.net/images/2025/November/06/3a27a13e-23ba-4722-b26a-0205cf65932b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 6 nën 2025 Holanda, vendi më i sigurt në botë për t’u vizituar në vitin 2026](https://www.koha.net/lemsh/holanda-vendi-me-i-sigurt-ne-bote-per-tu-vizituar-ne-vitin-2026)
- [![Renditen shërbimet sekrete në Evropë, Britania kryeson](https://resources.koha.net/images/2026/July/31/49891659-0711-4fb9-b11b-149cd496f529.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 31 kor 2026 Renditen shërbimet sekrete në Evropë, Britania kryeson](https://www.koha.net/bote/renditen-sherbimet-sekrete-ne-evrope-britania-kryeson)

[Arbëri.]() [Konjufca: Për çfarë të ardhme evropiane flet Gjuriqi kur del në foto me kriminelin Radoiçiq](https://www.koha.net/arberi/konjufca-per-cfare-te-ardhme-evorpiane-flet-gjuriqi-kur-del-ne-foto-me-kriminelin-radoiciq)

[Botë.]() [Zelensky thotë se sistemi i paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse është rikthyer](https://www.koha.net/bote/zelensky-thote-se-sistemi-i-paralajmerimit-te-hershem-per-sulmet-ruse-eshte-rikthyer)

[Arbëri.]() [Hasimja: Rama s’mund të japë dorëheqje, ka frikë nga përballja me drejtësinë](https://www.koha.net/arberi/hasimja-rama-smund-te-jape-doreheqje-ka-frike-nga-perballja-me-drejtesine)

[Arbëri.]() [Ndalohet një person për nxjerrje të kundërligjshme të dokumenteve zyrtare në Leposaviq](https://www.koha.net/arberi/ndalohet-nje-person-per-nxjerrje-te-kunderligjshme-te-dokumenteve-zyrtare-ne-leposaviq)

[Arbëri.]() [BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, por duhet vullnet nga palët](https://www.koha.net/arberi/be-kallasi-e-gatshme-te-organizoje-takim-te-nivelit-te-larte-kosove-serbi-por-duhet-vullnet-nga-palet)

[Arbëri.]() [Franca kërkon përgjegjësi për Banjskën, kritikon ndryshimet në Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/franca-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken-kritikon-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lemsh/zbulohet-cili-eshte-qyteti-me-i-mire-per-te-jetuar-per-2026-n","datePublished":"2026-07-10T12:25:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:50:07+02:00","articleSection":"Kuriozitet","wordCount":303,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kopenhaga ka zënë vendin e parë në listën vjetore të përpiluar nga “Economist Intelligence Unit” (EIU) për të dytin vit radhazi si qyteti më i mirë për të jetua","url":"https://www.koha.net/lemsh/zbulohet-cili-eshte-qyteti-me-i-mire-per-te-jetuar-per-2026-n","keywords":"qyteti më i mirë për të jetuar, kopenhaga, qytete","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/July/10/a929393b-2daa-46a6-83fa-a2a6f4e78d34.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
