Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vazoja e blerë për 4 dollarë shitet për mbi 170.000

Një vazo e blerë në një dyqan për 3.99 dollarë është shitur në një ankand amerikan për mbi 170.000 dollarë.

Upi ka shkruar se vazoja e qelqit u shit për shumë të lartë pasi u zbulua se ishte projektuar nga Carlo Scarpa, për kompaninë e njohur italiane Venini, në vitin 1942.

Jessica Vincent ka deklaruar se po vizitonte dyqanin në Goodwill të Virginias kur pa vazon dhe nuk iu desh shumë kohë për ta blerë.

Image

Ajo e mori vazon në shtëpi dhe ia shkrepi disa fotografi që i botoi në rrjetet sociale. Fotografitë morën dhenë.

Shumë anëtarë të grupit të internetit e identifikuan rëndësinë e vazos dhe e njoftuan se ajo kishte vlerë të lartë.

Kaq iu desh Jessicas që të fitonte një shumë të madhe parash.