Një tualet plotësisht funksional prej ari të pastër që satirizonte ultra të pasurit, është shitur për 12.1 milionë dollarë në një ankand të martën në SHBA.
Tualeti, nga Maurizio Cattelan - artisti provokues italian i njohur për ngjitjen me shirit ngjitës të një bananeje në mur, është nxjerrë në ankand të martën në mbrëmje në Sotheby's në New York.
Oferta fillestare për veprën prej ari 18 karatësh, me peshë 101 kilogramë, ishte rreth 10 milionë dollarë.
Cattelan ka thënë se vepra, e titulluar "Amerika", satirizon superpasurinë.
Tualeti, i cili kishte qenë në pronësi të një koleksionisti të paidentifikuar, ishte një nga dy që Cattelan ka krijuar në vitin 2016.
Tjetri u ekspozua në vitin 2016 në Muzeun Guggenheim të New Yorkut, i cili me qëllim ia ofroi hua presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Pastaj vepra është vjedhur ndërsa ishte e ekspozuar në Angli në Pallatin Blenheim, rezidencën rurale ku ka lindur Winston Churchill.
Dy burra janë dënuar për grabitjen e tualetit, por nuk është e qartë se çfarë bënë me tualetin.
Hetuesit nuk janë në dijeni të vendndodhjes së saj, por besojnë se ndoshta është thyer dhe shkrirë.