Koleksionistët kanë mundësinë që të blenë një nga guaskat e banjos më luksoze në botë.
Guaska plotësisht funksionale prej ari të pastër u punua nga Maurizio Cattelan, artisti italian i njohur për veprën e ngjitjes së bananes në mur. Guaska e banjos do të dalë në ankand në New York, shkroi AP.
Ajo peshon 101 kilogramë dhe me vlerën e tregut të arit aktualisht ajo shkon rreth 10 milionë dollarë.
Cattelan e ka emëruar veprën “Amerika”.
“Çfarëdo që ha, një drekë 200 dollarë apo një hot dog 2 dollarë rezultati është i njëjtë – në tualet”, pati thënë ai dikur.