Planet e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës që të lejojnë ushtaret gra të bëjnë parakalimin me take të larta, në vend të çizmeve të ushtrisë, në një paradë ushtarake që do të zhvillohet muajin e ardhshëm, ka shkaktuar zemërim të madh.
Irina Gerashchenko, deputete e opozitës në Parlamentin Ukrainas, ka deklaruar se kjo nënkupton seksizëm e jo barazi.
Ukraina është duke u përgatitur për të mbajtur një paradë ushtarake, më 24 gusht, për të shënuar 30-vjetorin e Pavarësisë, si pasojë e rënies së Bashkimit Sovjetik.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë se këpucët janë pjesë e uniformës së veshjeve, mirëpo ky plan ka shokuar shumë njerëz, derisa një grup i ligjvënësve ka kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes, Andriy Taran që të kërkojë falje.
“Zhvillimi i paradës me take është një turp i madh”, ka deklaruar disa fytyra të njohura atje.
Edhe Maria Berlinskaya, një veterane e ushtrisë ka thënë se parada duhet të demonstrojë aftësitë ushtarake.
-
Ushtaret ukrainase pajisen me uniforma të posaçme për gratë
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në tjetër shtet
-
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
-
Burrat e Ukrainës nxirren zvarrë nga lokalet për të luftuar
-
Ukraina kërkon më tepër liri në përdorimin e armëve amerikane ndaj Rusisë