Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ia lejuan Ukrainës që t'i përdorë disa armë të furnizuara nga Perëndimi, por kjo s'po ju mjafton autoriteteve ukrainase.
Skyneës ka raportuar të martën se Ukraina ka kërkuar më shumë liri në përdorimin e armëve brenda territorit rus.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se masa “nuk është leje 100 për qind dhe erdhi me disa rregulla që duhet respektuar”.
“Ukraina do të vazhdojë të punojë me aleatët për zgjerimin e fushëveprimit të përdorimit të armëve”, është shprehur ai në një konferencë shtypi me homologun e tij estonez.
Sipas vendimit të së enjtes, Ukraina mund të godasë brenda Rusisë me armë të furnizuara nga SHBA-ja, por vetëm nëse objektivat synojnë të ngadalësojnë përparimin e Moskës në rajonin e Kharkivit.
Disa prej aleatëve të Kievit kanë hezituar ta lejojnë Ukrainën të godasë mbi kufirin pasi frikësohen se kjo mund t’i tërheqë ata në një konflikt më të drejtpërdrejtë me Rusinë.
-
Kremlini: Duhet kohë për ta qartësuar se çfarë armë po dërgojnë amerikanët në Ukrainë
-
Moska thotë se do të përgjigjet nëse Ukraina e godet Rusinë me raketa amerikane
-
BE-ja kërkon nga mbështetësit e Ukrainës që ta lejojnë t’i përdorë armët e tyre për ta sulmuar Rusinë
-
AP: Ukraina ka përdorur armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë
-
Pas SHBA-së, edhe Gjermania ia lejon Ukrainës t’i përdorë armët e saj kundër Rusisë