Ukraina i ka përdorur armët amerikane për të sulmuar brenda territorit të Rusisë në ditët e fundit, ka thënë një zyrtar perëndimor për agjencinë “AP”.
Armët janë përdorur nën udhëzimet e miratuara së fundmi nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden. Biden lejoi përdorimin e armëve amerikane për të goditur brenda Rusisë për qëllimin e kufizuar të mbrojtjes së Kharkivit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.
Zyrtari perëndimor ka folur në kushte anonimiteti për “Associated Press”, duke treguar se Ukraina ka përdorur këto armë së fundi.
Direktivat e Bidenit lejojnë që armët e dërguara nga SHBA-ja të përdoren për të goditur forcat ruse që po sulmojnë apo po përgatiten për të sulmuar. Nuk ndryshon politikën që SHBA-ja karshi Ukrainës që thotë të mos përdoren ATACMS të ofruara nga Amerika ose rakete me rreze të gjata veprime e municione tjera për të goditur brenda Rusisë në mënyrë ofensive.
Zyrtarët ukrainas i shtuan thirrjet ndaj SHBA-së për të lejuar forcat e saja të mbroheshin kundër sulmeve me origjinë nga territori rus. Kharkiv ndodhet vetëm 20 kilometra nga kufiri rus dhe është nën sulm të intensifikuar rus.
Duke avancuar në rajonin verilindor të Kharkivit, forcat ruse shfrytëzuan një vonesë të gjatë të ndihmave perëndimore ushtarake për Perëndimin.
-
Bideni i jep leje Ukrainës të sulmojë brenda Rusisë me armë amerikane
-
Bideni lejon Ukrainën të përdorë sistemin raketor me rreze të gjatë veprimi
-
Zyrtari i NATO-s e mbështet përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina për ta goditur Rusinë
-
Moska thotë se do të përgjigjet nëse Ukraina e godet Rusinë me raketa amerikane
-
Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë