Bruksel, 21 shtator – Burrat me jetëgjatësinë mesatare më të madhe në Europë jetojnë në qytetin italian të Trentos, sipas Eurostat.
Jetëgjatësia mesatare e meshkujve në këtë qytet është 82,7 vjeç.
Në vijim vjen rajoni i Madridit, në Spanjë (82,5 vjeç), më pas provinca autonome e Bolzanos (82,3 vjeç), Umbria (82,2 vjeç) dhe Marche (82,2 vjeç).
Sa i përket jetëgjatësisë së grave, statistikat e Eurostat tregojnë se zonjat më jetëgjata jetojnë në zonat e Spanjës dhe Francës.
Në vendin e parë është rajoni i Madridit (88,1 vjeç), i ndjekur nga komuniteti i Navarras në Francë (87,3 vjeç), më pas Korsika (87,2 vjeç) dhe Castilla y Leon në Spanjë (87,1 vjeç)/ANSA.
Artikuj të ngjashëm
-
Në cilat shtete evropiane njerëzit jetojnë më gjatë?
-
Sa më shumë jetojnë gratë se burrat në Kosovë?
-
Shqiptarët, ndër më shtatshkurtrit në Evropë
-
65-vjeçarët shqiptarë më jetëgjatët në rajon, jetojnë mesatarisht edhe 17.5 vite më shumë
-
Në Brazil jetojnë personat më të moshuar në botë dhe shkencëtarët duan ta dinë pse