Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sa më shumë jetojnë gratë se burrat në Kosovë?

Gratë jetojnë mesatarisht më gjatë se burrat. Në të gjithë botën, gratë priren të jetojnë 5.1 vjet më shumë se burrat. Në një hartë me të dhënat e mbledhura nga “Global Data Lab” dhe “Eurostati”, Kosova qëndron ndër vendet evropiane me dallimin më të vogël në jetëgjatësinë mes grave dhe burrave.

Siç shihet në hartën e përpiluar nga “Landgeist”, Kosova është në listën e shteteve ku gratë jetojnë mesatarisht katër vjet më shumë se burrat. E njëjta shkallë vlen edhe për Shqipërinë.

Evropa konsiderohet kontinenti më interesant sa i përket dallimit në moshë mes grave dhe burrave. Në shumicën e vendeve të Evropës, jetëgjatësia varijon prej 2 deri 8 vjet më shumë te gratë se te burrat. gjithsesi, sa më shumë që shkohet kah lindja dallimi rritet.

Në Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi kjo është në shumë më e theksuar. Aty gratë jetojnë deri 10 vjet më shumë se burrat.

Dallimi më i vogël në jetëgjatësi është në Islandë, Norvegji, Danimarkë, Suedi dhe Holandë.

Image
Artikuj të ngjashëm