Ndërsa thatësira po përfshin pjesë të botës këtë verë, shtretërit e lumenjve janë tharë, duke ekspozuar mbetje të zhytura të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, disa grupe mbetjesh njerëzore në Liqenin Mead jashtë Las Vegasit dhe madje një fshat të tërë në Spanjë, shkroi The New York Times.
Por, zbulimi i fundit me rënien e nivelit të ujit është edhe më interesant - gjurmë të dinozaurëve në Teksas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKushtet e rënda të thatësirës në Parkun Shtetëror “Dinosaur Valley”, ekspozuan gjurmët e dinozaurëve të 113 milionë vjet më parë, që ishin fshehur nën lumin Paluxy, sipas Stephanie Garcia, zëdhënëse për Departamentin e Parqeve dhe Kafshëve të Egra në Teksas.
Gjurmët të cilat u zbuluan i përkasin dinozaurit të quajtur Acrocanthosaurus. Këta ishin dinozaurë dykëmbësh me tre gishtërinj dhe kthetra në secilën gjymtyrë. Aty u gjetën gjurmë edhe të dinozaurëve të tjerë.
Ata kanë lënë gjurmët e tyre aty që më pas janë ngurtësuar, thanë studiuesit.
Gjurmët ka gjasa të fshihen sërish për shkak të shiut këtë javë.
Teksasi po përballet me mot ekstrem, me pjesë të vendit që po përjetojnë thatësi dhe të tjera vërshime.
