Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Talebanët ia ndalojnë vetes t’i vizitojnë parqet të armatosur

Me qëllim të përmirësimit së imazhit, talebanët kanë marrë vendim që të mos lejojnë bartjen e armëve në parqe dhe kënde lojërash.

Luftëtarët talebanë, që një pjesë të madhe të viteve qëndruan të armatosur për shkak të kryengritjeve të shumta në Afganistan, me ta marrë pushtetin, janë dyndur drejt parqeve në qytetet afgane. Pamjet e publikuara vitin e kaluar i shfaqin ata në lojëra fëmijësh të armatosur.

“Anëtarët e Emirateve Islamike nuk lejohen të hyjnë në parqet argëtuese me armë, uniforma ushtarake dhe automjete”, ka deklaruar zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.