Talebanët i kanë ndaluar gratë të vizitojnë të gjitha parqet në Kabul, duke i përjashtuar ato edhe më tej nga jeta publike në Afganistan.
Një zëdhënës i Ministrisë së Virtytit tha për BBC-në të enjten se atyre që menaxhonin parqet në kryeqytet u ishte thënë që të mos lejonin gratë të hynin.
Grupi pretendon se ligjet islame nuk po ndiqen në parqe.
Të drejtat dhe liritë e grave janë kufizuar rëndë që kur islamistët militantë morën pushtetin në gusht të vitit 2021.
Sipas rregullave të talebanëve për ndarjen e njerëzve sipas gjinisë, gratë janë lejuar të vizitojnë parqet në tri ditë çdo javë - të dielën, të hënën, të martën - dhe burrat në katër të tjerat.
Tani gratë nuk do të lejohen edhe nëse shoqërohen nga të afërm meshkuj.
Edhe
Talebanët i ndalojnë gratë ta vizitojnë parkun kombëtar
"Ne e kemi bërë këtë sepse në 15 muajt e fundit, pavarësisht përpjekjeve tona, njerëzit kanë shkuar në park dhe nuk respektojnë ligjet e Sheriatit”, ka thënë për BBC Mohammed Akif, zëdhënës i Ministrisë së Virtytit.
“Kufizimi është për të gjitha gratë”, ka shtuar ai.