Botë

Talebanët ndalojnë TikTokun dhe PUBG, sepse po i çorientojnë të rinjtë

Foto: Getty Images

Talebanët kanë urdhëruar ndalimin e aplikacionit të shpërndarjes së videove, TikTik, dhe lojës PUBG, duke insistuar se ato po ua humbin rrugën të rinjve, raportoi BBC të premten.

Ata thanë se do të ndalojnë edhe shfaqjen e “materialit imoral” më kanale televizive.

Vendimi vjen pas ndalimeve të muzikës, filmave dhe telenovelave.

Grupi militant pati premtuar një qasje më të butë në qeveri kur mori pushtetin vitin e kaluar, por dukshëm ka kufizuar lirinë veçanërisht për gratë.

Zëdhënësi i talebanëve, Inamullah Samangani, tha se ndalimi i fundit ishte i nevojshëm “për ta parandaluar mashtrimin e gjeneratës së re”.

Kjo është hera e parë që grupi ka ndaluar një aplikacion që kur erdhi në pushtet në gusht.

Tiktoku dhe PUBG janë përdorur më shumë nga të rinjtë afganë në muajt e fundit për shkak se shumë forma të tjera të argëtimin janë ndaluar.