Kuriozitet

Shkencëtarët zbulojnë sferë misterioze në Kolumbi, nxiten spekulimet për UFO

Shkencëtarët zbulojnë sferë misterioze në Kolumbi, nxiten spekulimet për UFO

Një sferë metalike misterioze që u gjet pasi fluturoi nëpër ajër në Kolumbi ka habitur shkencëtarët, ndërsa shumë po spekulojnë se mund të jetë një objekt fluturues i paidentifikuar (UFO).

Sfera e çuditshme u regjistrua duke fluturuar mbi qytetin Buga në perëndim të vendit në muajin mars, përpara se të binte dhe të konfiskohej, transmeton “New York Post”.

Objekti – që raportohet se peshonte rreth 2 kilogramë dhe ishte i ftohtë në prekje – kishte të gdhendura një sërë simbolesh të lashta.

Banorët lokalë besojnë se objekti është me origjinë jashtëtokësore, ndërsa studiuesit pranojnë se nuk mund të përcaktojnë prejardhjen e tij.

Sipas Jose Luis Velazquez, radiolog i angazhuar për të analizuar sferën, sfera “nuk ka asnjë saldim”, gjë që normalisht do të tregonte një krijim njerëzor.

“Është me origjinë artificiale për shkak se nuk ka gjurmë saldimi, dhe struktura e brendshme përbëhet nga elemente me dendësi të lartë. Nevojiten teste të mëtejshme për të përcaktuar prejardhjen”, ka thënë Velazquez.

Shkencëtarët përdorën inteligjencën artificiale për të deshifruar atë që mendohet të jetë mesazhi i simboleve: “Origjina e lindjes përmes bashkimit dhe energjisë në ciklin e transformimit, pika e takimit të unitetit, zgjerimit dhe vetëdijes — vetëdijes individuale”.

Ekipi hulumtues e interpreton këtë një mesazh për njerëzimin, që inkurajon ndryshim kolektiv në vetëdije për të ndihmuar “Nënën Tokë”, sidomos duke pasur parasysh ndotjen dhe përkeqësimin mjedisor.

Një anëtar i ekipit, David Velez el Potro, ka thënë për televizionin Maussan se objekti u pa duke lëvizur në mënyrë të çuditshme në ajër, duke sfiduar trajektoren e një aeroplani.

Megjithatë, deri më tani ende s’ka analiza shkencore të konfirmuara për çfarë bëhet fjalë.

VIDEO: