Autoritetet në Australi kanë nisur një hetim pasi në një plazh në veri të Queenslandit u gjetën disa sfera të mëdha metalike, të cilat dyshohet se mund të jenë mbetje hapësinore.
Objektet u zbuluan në plazhin Forrest Beach, në veri të Townsvilleit, dhe mendohet se mund të jenë pjesë e mbetjeve të një anijeje kozmike. Agjencia Australiane e Hapësirës (Australian Space Agency) po punon për të përcaktuar origjinën e tyre.
Sipas raportimeve, ekipet e emergjencës janë parë duke i transportuar sferat në enë të posaçme mbrojtëse, nën mbikëqyrjen e policisë, për shkak të shqetësimeve se mund të përmbajnë substanca të rrezikshme.
Shërbimet e zjarrfikjes në Queensland kanë vendosur një perimetër sigurie prej 50 metrash dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i prekin objektet në rast se i hasin, por të largohen menjëherë dhe të njoftojnë autoritetet.
Disa ekspertë kanë spekuluar se sferat mund të jenë tanke shtytëse nga raketa, të cilat mund të përmbajnë mbetje të substancave shumë të ndezshme ose reaktive. Megjithatë, ende nuk dihet se nga cili mjet hapësinor mund të kenë ardhur.
Nuk është hera e parë që objekte të ngjashme bien në brigjet australiane. Në vitin 2023, India konfirmoi se një strukturë metalike e gjetur në Australinë Perëndimore ishte pjesë e një rakete të tipit Polar Satellite Launch Vehicle (PSLV) të lëshuar nga agjencia e saj hapësinore.
Edhe
Momenti kur parashuta mbështillet rreth krahut të aeroplanit në Australi
Gjithashtu, në vitin 2011 një objekt i ngjashëm u gjet në Namibi, ku ekspertët besonin se ishte një tank karburanti nga një raketë pa pilot, që mund të përmbante substanca shumë të rrezikshme si hidrazina.
Autoritetet australiane vazhdojnë hetimet për të përcaktuar origjinën e saktë të sferave të gjetura.
-
Një “vizitor” i huaj në sipërfaqen e Marsit, NASA zbulon për çka bëhet fjalë
-
Drita e dyshimtë në qiell alarmon amerikanët
-
Dy dronë shihen mbi një bazë ushtarake gjermane, disa ditë pas incidentit me bombë në Leipzig
-
Gjermania e vlerëson si “nivel të ri rreziku” dronin me eksplozivë në aeroportin e saj