Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kapen në Britani lëndë shpërthyese pranë një baze ajrore që përdoret nga forcat amerikane

Britani

Foto: Associated Press

Policia në Anglinë perëndimore ka njoftuar se disa burra janë arrestuar nën dyshimin për veprime të paligjshme që përfshijnë lëndë shpërthyese, pranë një baze ajrore që përdoret shpesh nga forcat amerikane.

Një sërë objektesh janë evakuuar në zonën e Whelford-it në Gloucestershire, në Anglinë jugore, "pas shpalljes së një incidenti madhor", thuhet në një deklaratë të policisë.

Whelford-i ndodhet pranë bazës së Forcave Ajrore Mbretërore në Fairford, e cila është përdorur nga bombarduesit amerikanë të përfshirë në konfliktin me Iranin.

"Ekipi i specializuar i ushtrisë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese po kontrollon aktualisht disa automjete. Banorët vendas po evakuohen drejt një qendre rekreative aty pranë," thuhet në deklaratë.

"Aktualisht është vendosur një kordon sigurie, por duam t'i sigurojmë njerëzit se besojmë që situata lidhur me këtë incident është nën kontroll," deklaroi policia e Gloucestershire-it.