Botë

15 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani pasagjerësh në Kolumbi

Kolumbi

Një aeroplan pasagjerësh është rrëzuar në veri të Kolumbisë, duke shkaktuar vdekjen e të 15 personave në bord, ka konfirmuar linja ajrore shtetërore e vendit, Satena.

Në një deklaratë, ajo ka thënë se avioni i saj, një Beechcraft 1900, kishte “pësoi një aksident fatal”, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Mbetjet e avionit janë gjetur tashmë në një zonë malore.

Në mesin e pasagjerëve të vdekur janë edhe ligjvënësi Diogenes Quintero Amaya dhe po ashtu Carlos Salcedo, një kandidat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Satena kishte njoftuar më herët se kontakti me avionin ishte humbur 11 minuta përpara se ai të ishte planifikuar të ulej në qytetin Ocana, pranë kufirit me Venezuelën, në orën 12:05 sipas kohës lokale mërkurën.

Sipas linjës ajrore, fluturimi NSE 8849 ishte nisur nga qyteti i Cucutas, rreth 100 km në verilindje të Ocanas, dhe kishte në bord 13 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Një operacion kërkimi është nisur në zonën malore ku ka ndodhur aksidenti i rëndë ajror.

Duke folur për mediat lokale, guvernatori i Norte de Santander, Ëilliam Villamizar, ka thënë se shtatë trupa janë gjetur deri tani.