Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 66 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak në jug të Kolumbisë

KOLUMBI

Një aeroplan i Forcave Ajrore të Kolumbisë u rrëzua pak pas ngritjes  në jug të vendit, duke lënë të paktën 66 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, thanë zyrtarët.

Komandanti i forcave ajrore, Carlos Fernando Silva Rueda, tha se në bord ndodheshin 114 pjesëtarë të ushtrisë, si dhe 11 anëtarë ekuipazhi, shkruan BBC.

Avioni, një C-130 Hercules i prodhuar në SHBA që përdorej për transportimin e trupave, u rrëzua pranë qytetit Puerto Leguizamo, në provincën Putumayo.

Punonjësit e emergjencës të dërguar në zonë u panë duke kërkuar në rrënoja për të mbijetuar. Shkaku i rrëzimit ende është nën hetim.

Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Sanxhez, tha se avioni transportues Hercules C-130, i prodhuar nga Lockheed Martin, kishte pësuar “një aksident tragjik ndërsa po ngrihej nga Puerto Leguizamo, duke transportuar trupa të forcave tona të sigurisë”.

Edhe 15 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani pasagjerësh në Kolumbi Botë 15 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani pasagjerësh në Kolumbi

Ai e përshkroi incidentin pranë kufirit me Perunë si “thellësisht të trishtë për vendin”.

Municioni që ndodhej në bord shpërtheu si pasojë e një zjarri në avion, shtoi më vonë Sanchez.

Një burim ushtarak i tha agjencisë AFP se 58 ushtarë kishin vdekur, së bashku me gjashtë pjesëtarë të forcave ajrore dhe dy oficerë policie.

Dy burime të tjera ushtarake i thanë Reutersit se 66 persona kishin humbur jetën.

Ky incident ishte një nga aksidentet më vdekjeprurëse në historinë e fundit të Forcave Ajrore të Kolumbisë.

Presidenti Gustavo Petro shkroi në rrjetin social X se “ky aksident i tmerrshëm nuk duhej të kishte ndodhur”.

Edhe Numri i të vdekurve nga tërmeti në Kolumbi arrin në 111 Botë Numri i të vdekurve nga tërmeti në Kolumbi arrin në 111

Në një postim të gjatë, ai fajësoi gjithashtu “problemet burokratike” për vonesat në planet  e tij për modernizimin e pajisjeve dhe avionëve të forcave të armatosura.

“Nuk do të lejoj më vonesa të tjera, jetët e të rinjve tanë janë në rrezik”, shkroi ai, pa sqaruar se çfarë mund ta ketë shkaktuar aksidentin”.