Qyteti i Sarandës ka pritur gjatë dy ditëve 40 vajza të Kosovës që prindërit e tyre u kanë vendosur emrin e tij. Shumë prej tyre e vizituan qytetin jugor për herë të parë, transmeton abcnews.
40 Saranda udhëtuan nga Kosova në Sarandë.
Janë vajza me emrin e qytetit shqiptar.
Shumë nga ato e vizitojnë Sarandën për herë të parë.
“Emrin ma ka vënë gjyshja e mamit. Kështu që në njëfarë forme ndihem krenare që mbaj emrin Saranda. E pata rastin që në emër të Sarandës të vizitoj Sarandën”.
Nje udhëtim i përbashkët, por edhe një amanet të kryer për prinderit. I gëzuar është edhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Ndihem i gëzuar që ndodhem në mes 40 Sarandave, nga Prishtina, Gjakova, Peja nga Mitrovica, nga e gjithë Kosova ”
Edhe
Sachcaffé vazhdon traditën e mikpritjes – Mirëseardhje për mërgimtarët në Merdarë
Mes tyre edhe Saranda Myftari, e cila ka lindur në këtë qytet gjatë luftës. Ajo erdhi për herë të parë
“Kam lind në vitin ’99 edhe s’kam pas mundësi më përpara me e vizituar vendlindjen. Sot ka qenë hera e parë që e kam vizituar dhe jam kënaqur shumë”.
Në Kosovë janë më shumë se 1000 vajza me emrin Saranda, por shumë të tjerë mbajnë emrin Vlora, Berati, Drini, Shkumbin, Shkodran.